Messi “bekon” Dembélén/ Francezi falënderon në rrjetet sociale mbështetësit, përgëzohet nga ish-shoku i ekipit

23/09/2025 14:21

Pas triumfit në “Topin e Artë” 2025, Ousmane Dembélé ndau emocionet e tij me 18 milionë ndjekësit në Instagram: “Shumë gëzim, krenari dhe emocion. Një ëndërr e bërë realitet. Faleminderit të gjithëve që më kanë mbështetur në këtë rrugëtim!”.

Mes mijëra urimeve që mori sulmuesi i PSG, u dallua ai i Lionel Messit, ish-shoku i tij te Barcelona në sezonet 2017–2021: “Grande Ous! Urime, jam shumë i lumtur për ty. E meriton”. Marrëdhënia mes dy lojtarëve ka qenë gjithmonë e veçantë.

Dembélé e pranoi se këshillat e Messit ishin thelbësore në formimin e tij: “Që nga dita e parë pata një lidhje fantastike me të. Garderoba ime ishte ngjitur me të dhe gjithmonë më jepte këshilla. Messi e kuptonte menjëherë se për çfarë kisha nevojë. Për mua është më i madhi, një lojtar që më frymëzon”.

Francezi tregoi gjithashtu edhe këshillën më të rëndësishme që mori nga “pleshti”: “Messi më tha të isha serioz nëse doja të arrija ëndrrat e mia. Pas asaj fjale, nisa të mësoja nga çdo gjë që ai bënte në fushë. Ajo këshillë më ndryshoi jetën”.

Top Channel