Vrasja e Liridona Ademajt, mbahet sot seanca gjyqësore për ish-bashkëshortin e saj/ Naim Murseli: Nuk e kam pranuar në asnjë moment krimin

22/09/2025 10:23

Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen ish-bashkëshortes së tij e Liridona Ademajt, ndodhet sot përpara trupit gjykues dhe ekspertit të psikiatrisë forenzike.

Ai i ka bërë disa pyetje ekspertit të psikiatrisë forenzike, Shpend Haxhibeqirit, i cili ka kryer ekzaminimin psikiatrik të tij, teksa ka theksuar se nuk e ka pranuar në asnjë moment autorësinë e krimit.

Naim Murseli: Në media kanë qarkulluar gjithë çfarë tituj që ekzaminimi thotë se Naim Murseli ka qenë në gjendje të aftë kur e ka kryer vrasjen. A e kam pranuar ndonjëherë veprën të cilën e kam bërë, të cilën prokuroria pretendon se e kam bërë.

Prokurorja: Lëndë e kësaj dëshmie është raporti të cilin e kemi pranuar nga IM dhe jo nga mediat. Të parashtrojë pyetje që kanë lidhje me raportin. Prandaj i propozoj gjykatës që këso lloj pyetjesh që nuk janë të lejuara me ligj.

Shpend Haxhibeqiri: Dua të informoj trupin gjykues dhe opinionin publik që ne nuk e kemi shpërndarë raportin, pasi që aty ka të dhëna shumë sensitive të jetës dhe të zhvillimit psiko-social të klientit NM në asnjë moment dhe asnjë rresht të ekspertizës sonë nuk është deklaruar kjo që e cek z. Murseli.

Naim Murseli: Gjatë bisedave tona, a e kam pranuar fajësinë për veprën penale apo e kam mohuar dhe treguar versionin tim.

Leotrim Syla: Konsideroj që kjo pyetje është e palejueshme me ligj e para besoj që vetë I pandehuri duhet me e kuptu rrezikun e vetinkriminimi, konsideroj ë është në kundërshtim me etikën e ekspertizës, besoj se kjo çështje në asnjë mënyrë nuk do të dilte në raport dhe as në këtë seancë sepse është çështje penale dhe se deklarata të dhëna në kuptim penal, merren me kufizime dhe rezerva dhe konsideroj se nuk duhet të vihet në këtë pozitë

Shpend Haxhibeqiri: Gjatë vlerësimit tonë ne asnjëherë nuk kemi parashtruar pyetjen apo kemi bërë shtytjen që I njëjti a e ka kryer veprën apo jo, pasi që nuk është detyrë e jona, është detyrë e prokurorisë që ta zbulojë. Por është e vërtetë që I njëjti gjatë deklarimit që ka mohuar që ka kryer vrasjen.

Leotrim Syla është avokati i familjes së Liridona Ademajt, Prokurorja është Javorka Prelinceviq, Shpend Haxhibeqiri neuropsikiatër pranë Institutit të Psikiatrisë Forenzike në Kosovë.

Top Channel