Ermal Dredha dha dorëheqjen/ Elis Halili do drejtojë Vlorën deri në zgjedhjet e reja
22/09/2025 11:19
Është mbledhur këtë të hënë Këshilli Bashkiak i Vlorës, pas vendimit të Ermal Dredhës për tu dorëhequr si kryetar i bashkisë.
Mes Irena Toshkallari dhe Klea Lalo dhe Elis Halili, kjo e fundit është zgjedhur për të drejtuar bashkinë e Vlorës deri në zgjedhjet e reja.
Mbledhja është shoqëruar me debate, pasi një nga anëtarët e Partisë Socialiste ka kërkuar pa votë të fshehtë të zgjedhë Elis Halilin, ndërsa grupi i Partisë Demokratike e ka kundërshtuar.
Dredha e mori detyrën e kryebashkiakut të Vlorës në vitin 2023. Në atë kohë ai zëvendësoi Dritan Lelin.
Top Channel