Ambient i tensionuar te Real Madrid, përplasje me Mbappe për shkak të dëmtimit dhe Botërorit
Anis Mehmeti vazhdon të jetë një nga yjet që po shkëlqen këtë sezon në Championship, duke spikatur sërish me Bristol City.
Edhe pse skuadra e tij u mposht 1-3 nga Oxford Utd, 24-vjeçari shënoi një gol spektakolar.
Në minutën e 53’ të takimit, ai mori një top në hyrje të zonës, lëvizi bukur dhe nga distanca lëshoi një predhë me të djathtën, me topin që u përplas në traversë dhe më pas tundi rrjetën, duke i kujtuar dhe njëherë të gjithëve se përse ka marrë pseudonimin “Mehmessi”.
🇦🇱 WHAT AN OUTSTANDING GOAL FROM ANIS MEHMETI! LET THAT ONE FLY!!!
WOW. 😮💨🤯 pic.twitter.com/ElWIVXyfp5
— Illyrian Footy 🇦🇱 (@IllyrianFooty) September 21, 2025
Ky është goli i tretë në po kaq ndeshje radhazi për Mehmetin dhe i katërti në të gjithë sezonin, duke i kujtuar për të disatën herë Sylvinhos se ka një yll më shumë për të grumbulluar për sfidën me Serbinë.
Top Channel