Video/ “Makthi” i skuadrave të mëdha në Spanjë, ‘Pirati’ Muriqi shënon ndaj Atleticos dhe i jep mesazh Oblak para ndeshjes me Slloveninë

21/09/2025 18:45

Vedat Muriqi është padyshim një nga sulmuesit më të “frikshëm” në Spanjë, gjë të cilën e tregoi dhe kundër Atlketico Madridit.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës vijon të shkëlqejë me golat e tij, duke shënuar të katërtin në po kaq ndeshje të luajtura në La Liga, i cili mban vendin e dytë në renditjen e golashënuesve pas Kylian Mbappe.

Në duelin kundër ekipit të Simeones, Muriqi iu kundërpërgjigj golit të Gallagher në minutën e 79’. Duke rikthyer baraspeshën me anë të një gjuajtje me kokë në minutën e 85’ dhe duke marrë një pikë të rëndësishme për Mallorcën përballë një kundërshtari tepër të vështirë.

Ky ishte gjithashtu dhe një mesazh për portierin Jan Oblak, me të cilin Muriqi do të ndeshet në tetor, ku Kosova do të luajë kundër Sllovenisë në duelin e vlefshëm për kualifikueset e Botërorit 2026.

Top Channel