
Edhe në Tiranë u zhvillua mbrëmjen e të dielës një aktivitet në përkujtim të aktivistit Charlie Kirk.
Njerëz të besimit, përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë, përfaqësues të huaj të akredituar në vendin tonë, por edhe qytetarë të shumtë u mblodhën në Sheshin “Nënë Tereza”, në nder njeriut që doli kundër të majtës dhe zërit që frymëzoi miliona të rinj të së djathtës.
Përkujtimorja në nder të Charlie Kirk në Tiranë u organizua nga Institute for Liberty&Heritage.
Aktiviteti përcolli mesazhin e fortë dhe të panegocueshëm të aktivistit të ndjerë amerikan ndaj: Lirisë-Besimit-Familjes-Atdheut.
“Sot, në Tiranë, u mbajt një vigjilje në kujtim të Charlie Kirk, themeluesit të Turning Point USA dhe një prej zërave më të fortë të konservatorizmit modern. Ai u vra duke ushtruar lirinë e fjalës në Universitetin e Utah nga një ekstremist i majtë. Partia Demokratike iu bashkua përkujtimores së organizuar nga Institute for Liberty and Heritage, me besimin se luftëtarët e fjalës së lirë janë të pavdekshëm”, shkruan Berisha.
Top Channel