Stoku i dosjeve, KLP kërkon ndihmë/ Prokurorët të mbingarkuar, aktualisht janë mbi 22 mijë dosje të mbartura në pritje

21/09/2025 19:38

Stoku i dosjeve ka prekur veç gjykatës edhe institucionin e akuzës. Dhe pasoja e parë bie ndaj shtetasve që janë nën hetim e që qëndrojnë pafundësisht në pritje.

Ari Ruçi, qëndroi në paraburgim 24 ditë më shumë nga maksimumi i dënimit që parashikonte krimi për të cilin u arrestua.

Gjykata urdhëroi shuarje të masës së arrestit për të riun nga Fieri që ishte arrestuar për futje të sendeve të ndaluara në burg.

Historia e të Ari Ruçit është mes dhjetëra rasteve të ngjashme ku për shkak të tejzgjatjes së gjykimeve dhe zvarritjes së hetimeve edhe nga ngarkesa e prokurorëve, për pasojë backlog po ndikon në jetën e shtetasve nën hetim dhe për avokatët ku është një nga ngërçet më të mëdha në sistem

Në kushtet e stokut KLP kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve për të testuar projekt mbi mënyrat e evadimit të çështjeve së paku në dy prokurori rrethesh.

Zyrtarisht prokuroria e përgjithshme pranon ngarkesën e madhe të prokurorëve një shqetësim që e ka bërë publik disa herë, ndërsa shton për Top Channel se numërohen si dosje të mbartura 22.441.

Ky stok është shkaktuar nga shifra e larë e kallëzimeve, hetimeve nën zhvillim që kërkojnë veprime të ngutshme si dhe nga ekspertizat që e vendosin edhe akuzën në pritje të rezultateve.

Top Channel