
Policia ka vënë në pranga dy shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, të dyshuar si pjesëtarë të një grupi kriminal që merrej me trafikimin e armëve të zjarrit.
Të arrestuarit janë Jurgen Suca, 26 vjeç, dhe Segest Meti, 20 vjeç, ndërsa një 20-vjeçar tjetër, banues po ashtu në Shkodër, është shpallur në kërkim.
Sipas policisë, këta persona kishin fshehur një armë zjarri të pajisur me silenciator të ndarë në pjesë, brenda një televizori, me qëllim trafikimin e saj drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Televizori ishte vendosur në një kamion mallrash, i cili u ndalua për kontroll nga policia në zonën e “Bulevardit të Ri” në Tiranë. Shoferi i mjetit, sipas deklarimeve, nuk kishte dijeni për ngarkesën e paligjshme.
Hetimet janë në vijim për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të armëve.
Top Channel