Marshimi i veshjeve tradicionale shqiptare në Oktoberfest, Rama publikon videon: Xhubleta shqiptare shkëlqeu

21/09/2025 20:47

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku shihet parakalimi i përfaqësuesve shqiptarë me veshje popullore në Oktoberfest.

Teksa merrnin pjesë në një nga festat më popullore në botë, kryeministri shkruan se Xhubleta shqiptare shkëlqeu gjatë paradës.

“Parakalimi i veshjeve tona tradicionale, për herë të parë në Oktoberfest, njëra nga festat më popullore në botë, ku Xhubleta shqiptare shkëlqeu me format e saj unikale“, shkruan Rama krahas videos.

Top Channel