“Sot, zemra jonë rreh më fort se kurrë”/ Djali i Jozefina Topallit dhe moderatorja Cindy Marin kurorëzojnë dashurinë në Romë, marrin bekimin e Papës

14/09/2025 12:38

Djali i ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, Genar Topi dhe moderatorja Cindy Marina kurorëzuan dashurinë në një ceremoni përrallore në Romë.

Çifti i thanë “PO” njëri-tjetrit edhe në Kishë, ndërsa morën edhe bekimin e Papës. “Sot nis një kapitull i ri i jetës sonë, një rrugëtim i përbashkët i ndërtuar mbi dashuri, besim dhe përkushtim”, shkruan përmes një postimi në “Facebook” Topi, teksa falenderon familjen dhe miqtë që ishin pjesë e ditës më të lumtur të tyre.

Sot, në Romë, zemra jonë rreh më fort se kurrë. Është një ditë e mbushur me emocione të pafundme,lumturi dhe shume dashuri
Në këtë ditë të shenjtë, unë dhe Cindy kurorëzojmë dashurinë tonë, duke marrë edhe bekimin e Papës — një bekim që e shndërron këtë çast në një kujtim të përjetshëm.
Sot nis një kapitull i ri i jetës sonë, një rrugëtim i përbashkët i ndërtuar mbi dashuri, besim dhe përkushtim.
Me Cindyn pranë meje, ndihem njeriu më me fat në botë, sepse kam gjetur shpirtin tim binjak, shoqen time më të mirë dhe dashurinë e jetës sime.
Faleminderit familjes, miqve dhe të gjithë atyre që janë pjesë e këtij momenti të paharrueshëm.
Sot në Romë, nën qiellin e hapur, dashuria jonë merr formën më të bukur të saj: përjetësinë.
13/09/2025“, shkruan ai.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel