
10/09 16:24
Fshati polak Wyryki, në provincën juglindore të Lublinit është një nga tre fshatrat e prekur brenda natës, pasi dronët rus prekën territorin polak.
Pamjet tregojnë një shtëpi të dëmtuar nga dronët, ndërkohë që shërbimet e emergjencës dhe ushtrisë ndodhen në vendngjarje.
Ky incident përforcon pasigurinë në zonat kufitare të Polonisë, në një kohë kur vendi ka rritur gatishmërinë ushtarake për shkak të shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore nga dronë rusë gjatë sulmeve ndaj Ukrainës.
Polonia është e gatshme t’i përgjigjet çdo sulmi apo provokimi, tha kryeministri polak Donald Tusk pasi Polonia rrëzoi dronë rusë që hynë në hapësirën e saj ajrore.
Top Channel