
10/09 13:29
Sulmi rus gjatë natës përfshiu 415 dronë, një balistikë dhe 42 raketa kruiz, tha forca ajrore ukrainase në një deklaratë të mëngjesit.
Prej tyre, u interceptuan 386 dronë dhe 27 raketa kruiz. “Të paktën tetë UAV armik kaluan kufirin shtetëror të Ukrainës duke fluturuar në drejtim të Polonisë”, shton forca ajrore.
Ndërkohë, banorët polakë morën më parë njoftimet e mëposhtme me SMS në telefonat e tyre: “Vëmendje! Për shkak të operacionit për neutralizimin e objekteve që kanë shkelur kufirin e Republikës Polake, informoni shërbimet për dronët dhe vendet ku bien. Mos u afroni atyre“.
Top Channel