
“Fun Camp” është projekti i Fondacionit Dritan Hoxha dhe Top Channel, i dedikuar për fëmijë të moshës 5-10 vjeç, i cili përfshin lojëra, sfida, njohuri dhe shumë humor, do të transmetohet çdo të shtunë në orën 10 të mëngjesit.
Ky projekt është realizuar në fermë pranë natyrës dhe kafshëve. Fëmijët janë të ndarë në dy skuadra Blu dhe Jeshile. Aleksandër Grami, aktor i trupës së Portokallisë si edhe i Teatrit të Kukullave është kapiteni i skuadrës blu. Kapiteni i skuadrës jeshile është Ermir Hoxhaj, aktor i trupës së Portokalli.
“Kërmill Mili” është personazhi më i dashur i fëmijëve dhe i rreptë me kapitenët. Kërmill “Mili” do të vlerësojë lojërat me pikët përkatëse, në rolin e kërmillit është aktori Ilia Kaci. Lojërat janë përshtatur në secilin episod sipas skuadrave, janë dinamike, sfiduese dhe mund të realizohen nga fëmijët në kohën e lirë në shkollë, shtëpi apo në aktivitete në natyrë.
Përveç lojërave që zhvillohen në natyrë dhe me rekuizitat e fermës, fëmijët testojnë dhe njohuritë e tyre në histori, gjeografi, matematikë si edhe testojnë veten në talente të veçanta.
Ky projekt ka si synim afrimin e fëmijëve me njëri-tjetrin, larg smartphone dhe tabletave, sa më afër me natyrën. Gjithashtu, projekti ka synim të jetë pranë fëmijëve që jetojnë në diasporë, duke i ofruar një prodhim televiziv unik 100% shqip të dedikuar të vegjëlve dhe me shumë argëtim.
Projekti është ideuar nga Ledja Liku, e cila është në rolin e Producentes Ekzekutive në këtë projekt.
Top Channel