“Hëna e përgjakur”, eklipsi “mahniti” botën: Të gjithë më sytë nga qielli

08/09/2025 13:28

Eklipsi spektakolar i Hënës, që e veshi atë në ngjyrë të kuqërremtë duke bërë që të mbiquhet si “Hëna e përgjakur”, u ndoq me kërshëri të madhe në shumë pjesë të botës.

Më i dukshëm, spektakli qiellor ishte megjithatë që disa pjesë Afrikës Lindore dhe Australisë, ku pati një kohëzgjatje të plotë prej një ore e 22 minutash. Në Gjermani, eklipsi hënor ishte i dukshëm rreth orës 8 të mbrëmjes; në Romë, hëna shkëlqeu përmes statujës së famshme të ujkonjës së Kapitolit. Në Greqi, shumë njerëz ishin mbledhur ta shikonin pamjen e rrallë nga Akropoli, ku hëna e përgjakur u pa e plote.

Hëna e përgjakur, siç njihet ndryshe një eklips total hënor, është rrethuar për shekuj me radhë nga supersticione- që shpesh kanë pasur një sfond të errët e madje edhe apokaliptik. Në shumë kultura – nga Babilonia në Kinë, e deri në Amerikën Qendrore – hëna e përgjakur interpretohej si një shenjë kërcënuese duke paralajmëruar në bindjen e civilizimeve në fjalë luftëra të afërta, fatkeqësi natyrore apo “ndëshkime hyjnore”.

Nga ana tjetër megjithatë, në disa kultura afrikane ajo shihet si shenjë e “ripërtëritjes” pas një beteje simbolike mes diellit dhe hënës. Një eklips total hënor ndodh kur Hëna është saktësisht në një vijë me Tokën dhe Diellin. Dielli hedh hijen e Tokës mbi Hënë, duke e errësuar atë. Pas eklipsit total, Hëna mbetet pjesërisht e mbuluar nga hija e Tokës, ndërsa ngjyra e kuqe e saj është pasojë e atmosferës së planetit tonë, që përthyen rrezet e Diellit dhe hedh komponentët e dritës së kuqe me valë të gjata mbi hënë.

Kushdo që e humbi eklipsin hënor dhe tani shpreson për tjetrin do të duhet të jetë i duruar: Spektakli natyror nuk do të jetë i dukshëm përsëri deri në prag të Vitit të Ri 2028.

Top Channel