Gratë azilkërkuese do të dëbohet përsëri te talebanët në Afganistan? Farage: Ata që kalojnë Kanalin e Anglisë, do të ndalohen

06/09/2025 16:09

Lideri i partisë Reform UK, Nigel Farage, ka konfirmuar se nëse bëhet kryeministër, synon të deportojë gratë azilkërkuese në Afganistan, pavarësisht se vendi drejtohet nga regjimi fundamentalist taleban.

Deklaratat e tij kanë shkaktuar reagime të forta, pasi më parë Farage kishte lënë të kuptohej se nuk do të deportonte gra e fëmijë në vende të rrezikshme si Afganistani. Megjithatë, në një intervistë me redaktoren politike të Sky News, Beth Rigby, gjatë konferencës së partisë në Birmingham, ai ndryshoi qëndrim.

I pyetur nëse do të “ndalonte” dhe “deportonte” gra dhe fëmijë, ai u përgjigj shkurtimisht: “Po.”

Kur u përball me deklaratat e mëparshme të tij në gusht, ku kishte thënë se nuk po diskutonte për gratë dhe fëmijët, Farage tha se kishte qenë duke iu referuar burrave, të cilët sipas tij përbëjnë shumicën e migrantëve të paligjshëm.

Ne kemi një detyrim moral nëse, për shembull, një fëmijë katërvjeçar mbërrin me gomone. Por jo për gratë dhe burrat. Për qartësi: ata që kalojnë Kanalin e Anglisë do të ndalohen dhe deportohen, burra e gra. Fëmijët? Duhet të mendojmë për këtë”, tha ai.

Gjithashtu, Farage bëri një hap pas edhe nga premtimi i mëparshëm se do të ndalonte të gjitha gomone në dy javët e para të marrjes së pushtetit.

Top Channel