
Milan dhe Bologna do të jenë skena e një përballjeje të veçantë këtë 14 shtator, kur ish-shokët e dhomës së zhveshjes në Marsejë, Adrien Rabiot dhe Jonathan Rowe, do të përballen për herë të parë në Serie A.
Deri pak javë më parë, ata ndanin dhomën e zhveshjes së Ligue 1, por një përleshje e dhunshme pas humbjes 0-1 ndaj Rennes e ka kthyer rivalitetin e tyre në një konflikt personal.
Presidenti i Olympique de Marseille, Pablo Longoria, e përshkroi incidentin si “diçka e paprecedentë, e dhunshme dhe shumë agresive, që shkoi përtej të gjitha kufijve”. Për këtë arsye, vendimi për të nxjerrë të dy lojtarët në treg u bë i menjëhershëm: Rowe u bashkua me Bologna, ndërsa Rabiot iu bashkua Milanit, me kërkesë të trajnerit Max Allegri, admirues i madh i mesfushorit francez.
Takimi në San Siro do të shënojë përballjen e tyre të parë pas incidentit, dhe atmosfera tashmë premton të jetë tensionuar. Të dy ekipet janë në garë për një vend në kompeticionet europiane, gjë që e bën ndeshjen edhe më të nxehtë.
Pyetja mbetet: a do të bashkohen Rabiot dhe Rowe në fushë, apo rivaliteti i tyre do të shndërrohet në një raund të dytë përtej fushës? Për momentin, mbetet për t’u parë, por tifozët dhe mediat e presin me padurim këtë përballje dramatike.
Top Channel