Tre të plagosur me thikë në Korçë! Dy grupe u konfliktuan me njëri-tjetrin, sherri për motive banale

31/08/2025 22:02

Tre persona u plagosën si pasojë e një konflikti që ndodhi këtë mbrëmje në zonën e Pazarit të Vjetër të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një konflikt mes disa personave ka përfunduar në plagosje me thikë. Bëhet me dije se tre persona kanë mbetur të dëmtuar dhe janë dërguar në spitalin e Korçës. Njëri prej tyre ka marrë plagë në pjesën e barkut.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e parkut të qytetit të Korçës, raporton korrespondentja e Top Channel, Dhorjela Çule.

Të përfshirë në konflikt kanë qenë dy grupe personash dhe nga informacionet paraprake mësohet se janë zënë për motive banale. Policia arrestoi  tre shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt, të dyshuar si autorë: Ilir Shuku, Dritan Pine dhe Gersi Dervishi.

Top Channel