
Dhimbje dhe tragjedi në familjen Dhimaku, në fshatin Kopacëz te Delvinës.
“Na ndihmoni të shërojmë 8-vjeçarin vëllain e motrave që vuan nga leucemia”, ky është mesazhi i familjarëve të vajzave të vdekura në aksident.
Që prej datës 24 gusht, kur ndodhi aksidenti tragjik në aksin Delvinë–Sarandë, dyert e mortit janë hapur në familjen Dhimaku, në fshatin Kopacëz të Delvinës.
Të afërm, miq dhe banorë të zonës u mblodhën për t’u dhënë lamtumirën e fundit dy vajzave të reja, në ceremoninë mortore që u zhvillua më 25 gusht, rreth orës 16:00.
Mes dhimbjes së thellë, familja Dhimaku përballet edhe me një tjetër sfidë. Djali i vetëm i shtëpisë, vetëm 8-vjeçar, vuan nga një sëmundje e rëndë, leuçemia, dhe ende nuk është në dijeni se ka humbur dy motrat. Familjarët bëjnë apel për ndihmë nga shteti dhe institucionet shëndetësore që vogëlushi të dërgohet sa më shpejt për kurim jashtë vendit.
Thirrjeve për ndihmë për të shpëtuar jetën e djalit i është përgjigjur “Fondacioni Firdeus” dhe emisioni ‘Për Shqiptarët” që transmetohet në Top Channel.
Aksidenti ndodhi përgjatë aksit rrugor Delvinë Sarandë ku i mori jetën dy motrave dhe u plagos rendë shoqja e tyre ndodhi mbrëmjen e datës 24 gusht rreth orës 21:10, në afërsi të fshatit Vanë, përgjatë aksit rrugor Delvin–Saranë.
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë e goditjes kanë humbur jetën në vendngjarje dy motra, ndërsa shoqja e tyre ka mbetur e plagosur rëndë. E reja e plagosur u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr kujdes mjekësor.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit tip “Audi”, i cili dyshohet se është shkaktari i aksidentit. Në ambientet e spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ai është vendosur gjithashtu nën masën e arrestit.
Top Channel