“Mami i kërkoi divorcin”/ Flet vajza e 36-vjeçares që u vra nga bashkëshorti në Greqi: E pashë gjithë ngjarjen, babai po i kontrollonte telefonin…

25/08/2025 20:23

Një krim brenda familjes shqiptare në Volos të Greqisë tronditi opinionin publik pak ditë më parë.

Një 36-vjeçare shqiptare, nënë e katër fëmijëve u vra nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre. 18-vjeçarja që ishte dëshmitare e vrasjes brutale të nënës së saj ka folur për mediat greke, duke deklaruar se babai i saj ishte xheloz.

“Ata u grindën sepse babai im ishte shumë xheloz, prandaj e vrau. Ata ishin grindur më parë, por nuk ishte kështu. Ne ishim mirë. Ai punonte normalisht, nuk bërtiste, nuk pinte, asgjë nga këto. Nëna ime bërtiste ‘ndihmë, ndihmë’ . Ai po shikonte telefonin e saj”, thotë ajo fillimisht.

‘Nëna ime po bërtiste ‘ndihmë, ndihmë’ dhe ai e vrau shpejt dhe iku. Pashë gjithçka, dhe kur ai e goditi me thikë dhe kur ajo po bërtiste dhe kur e tërhoqi nga flokët dhe e hodhi përtokë dhe gjithçka”, zbulon ajo më tej.

“Ata ishin në dhomë, po bërtisnin. Nuk i kushtova shumë vëmendje, edhe unë po flija. Pastaj mami filloi të thoshte ‘do të më vrasësh’. Mami filloi të vraponte, në vanesi ishim unë dhe vëllai im që është 13 vjeç. Mami i kishte kërkuar ndarjen”-ka deklaruar më tej vajza.

Top Channel