Bastoni u shënjestrua edhe në Como, fërshëllehej sa herë prekte topin, Fabregas e mbron: Ai është një lojtar i shkëlqyer 04/03 02:17
Futbolli shqiptar ka humbur një tjetër figurë të njohur.
Bujar Tafaj, ish-portieri i Tiranës dhe një emër i respektuar i viteve ’60–’70, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.
Tafaj ishte pjesë e një prej brezave më të spikatur të bardhebluve, me të cilët fitoi tre herë titullin kampion të Shqipërisë, duke u shquar për kontributin e tij të çmuar në sukseset e klubit. Përveç Tiranës, ai ka mbrojtur edhe ngjyrat e Pogradecit, duke lënë gjurmë edhe jashtë kryeqytetit.
Me ndarjen nga jeta të Bujar Tafajt, shuhet një tjetër figurë që ka lënë gjurmë në historinë e futbollit shqiptar, duke mbetur në kujtesën e sportdashësve si një prej portierëve të shquar të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar.

Top Channel