“Çmimet do të bien si një gur kur të mbyllet lufta”, Trump: Shumë shpejt ekonomia do të kthehet në normalitet 02/05 08:24
Mbrojtja ajrore ruse rrëzoi një dron që fluturonte mbi Moskë dhe ekspertët po shqyrtojnë mbetjet e objektit fluturues në tokë, tha kryebashkiaku i qytetit Sergei Sobyanin në një postim në Telegram.
Disa aeroporte në Rusinë qendrore kanë pezulluar operacionet për arsye sigurie, sipas agjencisë së sigurisë ajrore Rosaviatsia.
Zyrtarët në aeroportin e Shën Petersburgut thanë se dhjetëra fluturime u vonuan.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes tha se forcat e saj kishin zbuluar dhe shkatërruar 32 dronë gjatë një periudhe tre-orëshe në disa zona të Rusisë qendrore.
Top Channel