Sherr me sende të forta në Velipojë, lëndohet 64-vjeçari, autori në kërkim nga policia

22/08/2025 13:30
Foto Ilustruese

Një 64-vjeçar ka mbetur i lënduar pasi u dhunua nga një i ri në Velipojë.

Ngjarja ka ndodhur në rreth orës 12:30, në fshatin “Pulaj-Plazh”, ku shtetasi me iniciale V.K., 21 vjeç, dhunoi me sende të forta shtetasin me iniciale P.L., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq policia ka nisur punën për kapjen e autorit.

Rreth orës 12:30, në fshatin “Pulaj-Plazh”, shtetasi V. L., 21 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka dëmtuar me sende të forta shtetasin P. L., 64 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel