
Një tjetër aksident është regjistruar në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë’ mëngjesin e kësaj të premte.
Shtetasi me iniciale A.B., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka përplasur dy këmbësore. Të lënduarat, shtetaset M. Gj., rreth 62 vjeçe dhe G. Gj., rreth 11 vjeçe, janë transportuar për në spital. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.
“Rreth orës 08:20, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur dy këmbësore, shtetaset M. Gj., rreth 62 vjeçe dhe G. Gj., rreth 11 vjeçe.
Këto dy shtetase janë transportuar në spitalin e Pogradecit, për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit shtetasi A. B., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel