Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, pranga për 59-vjeçarin në Mirditë

18/08/2025 13:56

Një 59-vjeçar është arrestuar në Mirditë pasi u kap në flagrancë duke u kujdesuar për bimë narkotike.

Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale F.B., kishte kultivuar kanabis në një parcelë në fshatin Shpërdhazë.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Mirditë/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë operacionit, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në një parcelë në fshatin Shpërdhazë, 59-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Shpërdhazë, njësia administrative Kaçinar, u zbulua një parcelë me 42 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Autori i dyshuar, shtetasi F. B., 59 vjeç, banues në Kurbin, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel