U godit për vdekje me thikë pas sherrit për një vajzë, ky është turisti portugez që humbi jetën në Ksamil Këtë të hënë gushti, në zbatim të vendimit të gjykatës, Sali Berisha zbatoi masën e detyrimit për paraqitje para SPAK për dosjen partizani ku është nën akuzën e korrupsionit pasiv.
Por oborri i SPAK tashmë është kthyer edhe në një podium për kreun e opozitës i cili përpara mbështetësve që e shoqërojnë gjithmonë akuzon në mënyrë të përsëritur kreun e SPAK si të lidhur me krimin. Por në një retorikë krejt tjetër ai u shpreh për dy njerëz të tjerë të drejtësisë, Prokuroren Elsa Gjeli dhe gjyqtarin Hazbi Balliu.
Sipas Berishës, për vendimet e tyre konform ligjit, kryeministri Rama u ka sulmuar egërsisht por Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor hanë heshtur ndryshe nga sa kanë vepruar kur Berisha ka folur për njerëzit e drejtësisë.
“Edi Rama sulmoi me egërsinë më të madhe një prokurore me mbiemrin Gjeli, e cila në mënyrë absolute kishte zbatuar pikë për pikë atë që kërkohej në raportin e policisë së Shkodrës….
A dëgjuat ju, dy sulme të egra, a dëgjuat ju një fjalë të vetme nga dy institucionet kryesore të drejtësisë, të cilat detyrimisht duhet të merrnin në mbrojtje këto individë sepse kishin zbatuar ligjin.
Asnjë fjalë, heshtje varri”, u shpreh Berisha.
Dosja “Partizani” ka kaluar për gjykim që më 19 maj, ku Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë. Në të njëjtën dosja është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi i cili akuzohet për korrupsion por edhe për pastrim parash.
Top Channel