Zbulim spektakolar në Alpet italiane, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave 14/11 20:41
Tetëmbëdhjetë persona u vranë dhe 23 të tjerë u plagosën kur një autobus ra në një përrua në Algjer, njoftoi shërbimi algjerian i mbrojtjes civile.
Aksidenti ndodhi në periferinë Mohammedia të kryeqytetit algjerian. Sipas një vlerësimi paraprak nga autoritetet, tre nga të plagosurit janë shtruar në spital në gjendje kritike.
Sa i përket 18 të vdekurve, 14 janë burra dhe 4 janë gra. Shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta deri më tani.
Presidenti algjerian Abdelmadjid Tebboune shprehu ngushëllimet e tij familjeve të viktimave në një mesazh që postoi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.
Top Channel