Rrezikoi të mbytej në plazhin e Karaburunit, turistët dhe policia kufitare shpëtojnë 30-vjeçaren
17/08/2025 18:12
Një grua rreth të 30-ave ka rrezikuar të mbytet pasditen e sotme në plazhin e Shën Janit në Karaburun.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur policia kufitare, ndërsa ndihma i ka ardhur edhe nga pushuesit e pranishëm.
Korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi bën me dije se gruaja është shpëtuar falë reagimit të shpejtë nga të dy palët, si nga pushuesit por dhe punonjësit e policisë kufitare.
Ndërkohë që është shoqëruar në portin e Vlorës me mjetin e policisë ku ka mbërritur dhe autoambulanca e cila e ka shoqëruar në ambjentet e spitalit të Vlorës në gjendje të stabilizuar.
Top Channel