Një godinë 3-katëshe, e ndërtuar pa leje në Theth u shemb këtë pasdite me shpërthim të kontrolluar me lëndë plasëse.

Tani po ndërhyhet me fadroma të IKMT për të shembur atë çfarë ka mbetur nga shpërthimi, raporton nga vendngjarja korrespondenti i Top Channel, Klodian Zhivani.

Prej ditësh tashmë një aksion i organizuar nga IKMT dhe policia ka prishur godinat pa leje në Theth.

Kjo është kundërshtuar nga banorët, të cilët kanë bllokuar rrugën apo kanë hyrë brenda banesave për të penguar ndërhyrjen.

Aksioni i lirimit të hapësirave publike po zhvillohet edhe në qytete të tjera të vendit.

Top Channel