“Furtunë” largimesh në Bashkinë Kukës pas urdhrit të Ramës, largohen nga detyra 14 administratorë dhe 2 nënkryetarët

14/07/2025 13:48

14 administratorë dhe 2 nënkryetarët e bashkisë së Kukësit janë larguar nga detyra, pak ditë pas urdhrit të kreut të ekzekutivit.

“Më datë 10 Korrik 2025, u zhvillua analiza e punës për performancën e institucionit të Bashkisë Kukës për periudhën Janar–Qershor 2025.

Në funksion të përmirësimit të punës dhe rritjes së nivelit të shërbimit ndaj qytetarëve, Kryetari i Bashkisë Kukës vendosi të shkarkojë nga detyra 14 administratorë të Njësive Administrative dhe 2 nënkryetarë të Bashkisë.

Puna do të vijojë me fokus në përmirësimin e treguesve të performancës në të gjithë sektorët ku janë evidentuar problematika, si dhe me vëmendje të shtuar ndaj cilësisë së shërbimeve për qytetarët”, thuhet në njoftimin zyrtar të bashkisë.

Top Channel