Vijon zjarri mbi fshatrat e Pogradecit, vështirësi për të neutralizuar flakët
11/07/2025 15:45
Një vatër zjarri është aktivizuar këtë paradite në një sipërfaqe me shkurre mbi fshatin Hudënisht të Pogradecit.
Zjarri ka përfshirë shkurre dhe pisha mbi fshatin Hudënisht të Pogradecit ndërsa forca këmbësore janë fuke punuar në terren për izolimin e vatrës.
Për shkak të terrenit të vështirë ka qenë e pamundur që mjetet zjarrfikëse të ndërhyjnë, ndaj rreth 20 persona janë angazhuar për fikjen e zjarrit mbi fshatin Hudënisht.
Paraprakisht mësohet se edhe për shkak të erës është përfshirë një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore, por forcat në terren po punojnë për të izoluar zjarrin.
Top Channel