
Një asteroid me vlerë marramendëse prej 10 kuntilion dollarësh (10,000,000,000,000,000,000), që NASA është në proces për ta kapur, mund të ketë pasoja befasuese.
Në vitin 2023, agjencia hapësinore njoftoi se do të nisej drejt këtij asteroidi të çmuar, të quajtur 16 Psyche. Mendohet se përmban metale të çmuara, përfshirë ar, hekur dhe nikel, dhe NASA është shumë e interesuar ta marrë në dorë këtë asteroid.
“Ekipet e inxhinierëve dhe teknikëve po punojnë pothuajse pa pushim për të siguruar që orbituesi të jetë gati për të udhëtuar 2.5 miliardë milje drejt një asteroidi të pasur me metale, i cili mund të na tregojë më shumë rreth bërthamave planetare dhe si formohen planetët,” tha agjencia hapësinore në një deklaratë të publikuar në korrik të vitit 2023.
Misioni filloi zyrtarisht në tetor të vitit 2023, kur anija kozmike u lëshua nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Cape Canaveral, Florida. Duke udhëtuar me një shpejtësi prej afërsisht 84,000 mph në hapësirë, pritet të arrijë tek asteroidi i çmuar në gusht 2029.
Megjithëse 16 Psyche është i njohur prej kohësh, ekspertët po mësojnë vazhdimisht gjëra të reja rreth këtij asteroidi të vlefshëm.
Sipas Newsweek, vlera e parashikuar e asteroidi është 100,000 herë më e madhe se prodhimi i brendshëm bruto global prej 100 trilionë dollarësh, për shkak të sasisë së arit, platinit dhe kobaltit që përmban. Kjo teorikisht do të mjaftonte që çdo njeri në planet të bëhej miliarder.
Shumë prej njerëzve kanë komentuar me shqetësim se një ngjarje e tillë mund të bëjë që ari të humbasë plotësisht vlerën, gjë që do të sillte humbje të mëdha për shumë njerëz. Një person shkroi:
“Nuk do ta bënte askënd miliarder, por do t’i kthente shumë miliarderë në zero. Ari do ta humbiste të gjithë vlerën e tij.”
Ndërsa një tjetër shtoi: “Çmimi i arit do të binte dhe askush nuk do të bëhej miliarder nga kjo. Thjesht ofertë dhe kërkesë.”
NASA vlerëson se ky asteroid me formë të çuditshme, i cili ka një sipërfaqe prej rreth 64,000 milje katrore (165,800 kilometra katrorë), përbëhet nga 30 deri në 60 për qind metal. Ai mund të përmbajë gjithashtu bërthamën e ekspozuar prej hekuri-nikeli të një planeti të hershëm, që është një nga blloqet ndërtuese të sistemit tonë diellor. Dhe nëse materialet e asteroidi vërtet vlejnë 10 kuintilionë dollarë, dhe ajo pasuri ndahet midis çdo njeriu të gjallë, të gjithë do të bëheshim shumë të pasur. /TAR
Top Channel