Superstrada Tiranë Durrës, Rama publikon pamjet nga kantieri: Drejt përfundimit punimet për korsitë e reja të lëvizjes
08/07/2025 08:12
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri në superstradën Tiranë-Durrës.
A shkruan se procesi i punës për korsitë e reja është drejt përfundimit, teksa shton se po vijon edhe rindërtimi i korsive të vjetra.
“MIRËMËNGJES 😊dhe me kantierin e superstradës Tiranë-Durrës, ku janë drejt përfundimit punimet për korsitë e reja të lëvizjes, ndërsa paralelisht ka nisur edhe rindërtimi i korsive të vjetra, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Top Channel