
Një paralajmërim i frikshëm qëndron në hyrje të këtij fshati, për të cilin ka dëgjuar i gjithë bota.
Një nga vendet më misterioze në vend është fortesa Bhangarh, për të cilën thuhet se është e banuar nga fantazmat. Ajo është monument i mbrojtur nën kujdesin e Institutit Arkeologjik të Indisë (ASI), gjë që është njëkohësisht arsyeja pse qëndrimi aty natën është i ndaluar.
Fantazma, të paktën sipas rojeve nuk ka. Megjithatë, pas perëndimit të diellit në fortesë ndonjëherë hyjnë ata që duan të binden vetë si duket ai vend, pavarësisht se hyrja është e paligjshme. Përjetimet e tyre shpesh i ndajnë në forume dhe blogje, duke pohuar se rojat i kanë lënë të kalojnë kundrejt ryshfetit. Për hyrjen natën nevojitet leje e veçantë nga autoritetet indiane. Nëse rruga ju çon në këtë pjesë të Indisë, Bhangarh ndodhet 78 km nga Jaipur.
Mund të merrni një taksi, më së miri atë që ka një gomë rezervë, pasi rrugët nuk janë fort të mira. Fortesa ndodhet mes Jaipurit dhe Alwarit, në shtetin federal Rajasthan. Edhe pse në rrënoja, ajo vazhdon të jetë magjepsëse për shkak të ambientit të qetë e të gjelbër, mbetjet e braktisura dëshmojnë për një mbretëri dikur madhështore, të cilën e ndërtoi Madho Singh, vëllai më i vogël i gjeneralit të famshëm Man Singh.
Top Channel