
Presidenti amerikan, Donald Trump mbeti “i impresionuar” nga efikasiteti i sulmit që Ukraina nisi në aeroportet ushtarake ruse fundjavën e kaluar, sipas agjencisë ndërkombëtare të lajmeve, Axios.
Në fakt, presidenti amerikan thuhet se e quajti sulmin “të fuqishëm”, por ai është i shqetësuar se operacioni ukrainas do ta bëjë edhe më të vështirë përpjekjen për armëpushim.
Sipas Axios, sulmi i planifikuar mirë dhe i koordinuar i Ukrainës në bazat ajrore ruse sugjeron se Ukraina po fsheh më shumë karta nën mëngë, më shumë sesa besonte Trump kur deklaroi se “të gjitha kartat janë në duart e Putinit”.
Trump tha të mërkurën se Putin i tha “shumë fuqishëm” se do të hakmerrej.
“Ishte një bisedë e mirë, por jo një bisedë që do të çojë në paqe të menjëhershme”, tha Trump për telefonatën e tyre.
Megjithatë, Donald Trump raportohet se po shpreh një lloj admirimi për sulmin ukrainas, pasi i tha një të besuari se e gjeti atë mjaft “të fuqishëm”.
Trump u tha gjithashtu njerëzve me të cilët u takua ditët e fundit se sulmi me dronë ukrainas i 1 qershorit ka të ngjarë ta nxisë Putinin të hakmerret, sipas një burimi tjetër me njohuri për çështjen.
Top Channel