Nëna me tre fëmijët e saj u hodh në Bunë, ulet dënimi i bashkëshortit të Alma Arrazit! Ja sa burg do të bëjë Erdgys Arrazi

26/05/2025 16:44

Në një seancë gjyqësore të zhvilluar rreth një muaj më parë në Gjykatën e Shkodrës, gjyqtari Orgent Nazaj shpalli fajtor Erdgys Arrazin për akuzën e “shkaktimit të vetëvrasjes” dhe e dënoi fillimisht me 6 vite burg.

Megjithatë, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul me një të tretën, duke u reduktuar përfundimisht në 4 vite heqje lirie.

Ky vendim vjen një vit pas tragjedisë së rëndë që tronditi qytetin e Shkodrës, ku Alma Arrazi, së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, u hodh në lumin Buna, duke i dhënë fund jetës.

Ngjarja e rëndë u lidh menjëherë me një histori dhune të vazhdueshme në familje.

Menjëherë pas ngjarjes, policia arrestoi Erdgys Arrazin, pasi dyshohej se ai kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, e cila përfundimisht ndërmori aktin ekstrem, duke marrë jetën e saj dhe të tre fëmijëve të mitur.

Top Channel