
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka publikuar listën e 26 lojtarëve të përzgjedhur për dy ndeshjet e ardhshme të kombëtares në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2026.
Skuadra e meshkujve do të luajë më 7 qershor kundër Andorrës në Barcelonë dhe më 10 qershor, miqësoren ndaj Senegalit në stadiumin City Ground të Nottingham Forest.
Anglia ndodhet në të njëjtin grup me Shqipërinë për Botërorin 2026, ku “Tre Luanët” fituan me rezultat 2-0 ndeshjen e parë të grupit, duke nisur mirë këtë rrugëtim.
Lista e Tuchel përfshin debutimin e mbrojtësit Trevoh Chalobah nga Chelsea, i cili është thirrur për herë të parë me kombëtaren A, si dhe lojtarë të njohur si Bukayo Saka, Ivan Toney, Conor Gallagher, Noni Madueke dhe Trent Alexander-Arnold.
Skuadra do të grumbullohet në fillim të qershorit dhe do të udhëtojë për në Spanjë për përgatitjet e ndeshjes me Andorrën, para se të kthehet në Angli për ndeshjen me Senegalin.
Lista e plotë e lojtarëve:
Portierë: Dean Henderson (Crystal Palace), Jordan Pickford (Everton), James Trafford (Burnley);
Mbrojtës: Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Dan Burn (Newcastle United), Trevoh Chalobah (Chelsea), Levi Colwill (Chelsea), Reece James (Chelsea), Ezri Konsa (Aston Villa), Myles Lewis-Skelly (Arsenal), Kyle Walker (AC Milan, huazim nga Manchester City);
Mesfushorë: Jude Bellingham (Real Madrid), Conor Gallagher (Atletico Madrid), Morgan Gibbs-White (Nottingham Forest), Jordan Henderson (Ajax), Curtis Jones (Liverpool), Cole Palmer (Chelsea), Declan Rice (Arsenal), Morgan Rogers (Aston Villa);
Sulmues: Eberechi Eze (Crystal Palace), Anthony Gordon (Newcastle United), Harry Kane (Bayern Munich), Noni Madueke (Chelsea), Bukayo Saka (Arsenal), Ivan Toney (Al-Ahli), Ollie Watkins (Aston Villa).
Top Channel