
Roma është mbushur me emocion dhe gjallëri që në momentin kur u shfaq tymi i bardhë mbi Kapelën Sistine, ‘sinjali’ se Kolegji i Kardinalëve ka zgjedhur papën e ri.
Brenda pak minutash, rrugët e qytetit u mbushën me njerëz që vraponin për të arritur sa më shpejt në Sheshin e Shën Pjetrit.
Turma të mëdha po vërshojnë drejt Vatikanit nga çdo anë, ndërsa atmosfera është e ngarkuar me emocion. Në shesh, qytetarë nga e gjithë bota përqafohen, qajnë nga gëzimi dhe brohorasin së bashku, të bashkuar nga një ndjenjë shprese dhe besimi të përbashkët.
Më herët, sytë ishin drejtuar nga oxhaku i Kapelës Sistine për të parë sinjalin historik. Tani, vëmendja është zhvendosur tek ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit, ku në çdo çast pritet të shfaqet figura e papës së ri.
Ky është një moment historik për Kishën Katolike dhe për mbarë botën.
Top Channel