“Agasin e kam njohur në administratë, raportet kanë qenë korrekte”/ Karçanaj flet në “Top Story” edhe për pasuritë e saj: Jetoja me qira, nuk kam as makinë
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, njëkohësisht drejtuesja politike e Partisë Socialiste në Tiranë, ishte e ftuar këtë të hënë në Top Story.
Ajo iu përgjigj pyetjes së autores dhe moderatores Grida Duma nëse i mungon debati politik me kundërshtarin. Spiropali tha se forca politike që përfaqëson zhvillon vazhdimisht takime me qytetarët, edhe jashtë periudhave të fushatës, ku nuk mungon llogaridhënia.
“Kundërshtari ka zgjedhur që edhe në arenat ku duhet të ketë debat politik, nuk ka bërë debat politik. Ne nuk na mungon as informacioni, as llogaridhënia në publik. Atë e bëjmë çdo ditë. Kemi një organizim të përditshëm edhe kur nuk jemi në fushatë. Pranë njerëzve në diskutim si në çështje komunitare dhe në çështje të politikës, bëjmë çdo ditë“, tha kryeparlamentarja.
Top Channel