“Në kërkim të Nemos” shkatërrohet nga biologjia! E vërteta tronditëse që nuk e dinim kurrë

05/05/2025 15:44

Filmi i njohur i animuar “Në kërkim të Nemos” emocionoi miliona shikues me historinë prekëse të një babai që përshkon oqeanin për të gjetur të birin e humbur. Por, nëse historia do të ishte ndërtuar mbi bazat reale biologjike të peshkut-klloun, ngjarjet do të kishin marrë një drejtim krejt tjetër – dhe pak më tronditës.

Sipas biologjisë detare, të gjithë peshqit klloun lindin si meshkuj. Ata jetojnë në grupe të vogla ku ka vetëm një femër dominuese, që është e vetmja që riprodhohet. Pasi ajo vdes, mashkulli dominues shndërrohet në femër, një proces i njohur si hermafroditizëm sekuencial. Më pas, ai zgjedh një tjetër mashkull për t’u çiftuar dhe cikli nis nga e para.

Pra, nëse filmi do të ishte shkencërisht korrekt, Marlin, babai i Nemos, do të ishte kthyer në femër pas vdekjes së bashkëshortes së tij në skenën e parë të filmit – dhe Nemo do të ishte në rrezik të riprodhohej me të.

Kjo e vërtetë biologjike u bë virale pas një videoje të shpërndarë në Reddit, duke shkaktuar tronditje dhe humor në rrjet. “Kjo është arsyeja e vërtetë pse Nemo iku – për të mos u riprodhuar me mamin e tij të ri”, shkroi me ironi një komentues. Një tjetër shtoi: “Nuk do ta shoh më kurrë filmin në të njëjtën mënyrë.”

Sipas National Library of Medicine, nivelet e kortizolit (hormoni i stresit) luajnë një rol kyç në këtë tranzicion gjinor. Kur femra dominuese vdes, stresi i meshkujve bie dhe kjo lejon ndryshimet hormonale që e kthejnë mashkullin dominues në femër.

Një tjetër detaj interesant: peshqit klloun kanë një marrëdhënie simbiotike me anemonat e detit. Ata përdorin tentakulat helmuese të tyre për mbrojtje, ndërsa anemonat ushqehen me mbetjet që lënë peshqit.

Pra, edhe pse historia e “Në kërkim të Nemos” mbetet një nga më të dashurat në kinemanë e animuar, e vërteta shkencore pas saj është një kujtesë që natyra është më e çuditshme se çdo trillim.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta