
Një 36-vjeçar është arrestuar në Cërrik pasi akuzohet se ka grabitur sende elektronike (televizor dhe kompjuter), në subjektin politik të “Partisë Demokratike”.
Në pranga ra Arben Metani, 36 vjeç, banues në Cërrik. Gjithashtu u arrestua edhe Klevis Zane, 46 vjeç, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi 36-vjeçari gjatë mesnatës, ka vjedhur në ambientin e marrë me qira (lokal) me qëllime elektorale, 1 kompjuter dhe 1 televizor dhe i ka shitur kompjuterin e vjedhur 46-vjeçarit.
Sekuestrohen sendet e vjedhura, dhe iu lan në ruajtje subjektit politik.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel