
Ukraina do ta ratifikojë marrëveshjen për lëndët e para me SHBA-në javët e ardhshme.
Si Shtëpia e Bardhë edhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski e quajtën marrëveshjen si historike.
Zëvendëskryeministrja e Parë e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, tha pas nëshkrimit të marrëveshjes në një konferencë online, se ende ka disa detaje teknike që duhen zgjidhur përpara se fondi i përbashkët i investimeve SHBA-Ukrainë të fillojë nga puna, por se kjo do të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur, ndoshta disa muaj pas ratifikimit nga Parlamenti. Svyrydenko tha se Ukraina duhet të bëhet “më e qëndrueshme dhe autarke dhe se “ky është një mjet i vërtetë që mund të na ndihmojë ta arrijmë këtë qëllim.”
Sipas ekspertëve marrëveshjanuk kërkon që Ukraina të shlyejë ndihmën ushtarake të ofruar tashmë nga Shtetet e Bashkuarapërmes shfrytëzimit të burimeve të saj natyrore. Po ashtu Kievi nuk do të kufizohet që burimet e tij natyrore t’i shesë vetëm tek blerësit amerikanë. Përkundrazi marrëveshja merr në konsideratë kontributet e të dyja palëve: ato të Ukrainës në formën e të ardhurave nga projektet e reja të lëndëve të para dhe ato të SHBA-së përmes ndihmës së mundshme ushtarake.
Marrëveshje historike
Si Shtëpia e Bardhë edhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski e quajtën marrëveshjen për lëndët e para midis SHBA-së dhe Ukrainës si historike. Ky ishte rezultati i parë i takimit të tij dypalësh me Presidentin e SHBA-së Donald Trump gjatë pjesëmarrjes në cermoninë mortore për të ndjerin Papa Françesku në Romë disa ditë më parë, tha Zelenski. Marrëveshja pritet të ratifikohet së shpejti nga parlamenti ukrainas.
Zelenski tha se marrëveshja krijon mundësi investimesh për Ukrainën dhe ndihmon për modernizimin e prodhimit dhe të kushteve ligjore. “Ky është bashkëpunim me Amerikën dhe në kushte të drejta, përmes së cilës si shteti ukrainas ashtu edhe Shtetet e Bashkuara, të cilat na ndihmojnë për mbrojtjen tonë, mund të fitojnë para në partneritet.”
Me këtë partneritet Shtetet e Bashkuara po marrin përsipër një rol ekonomik për sigurimin e një të ardhmeje të lirë, paqësore dhe sovrane për Ukrainën, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. Ky është partneriteti i parë ekonomik i këtij lloji për rindërtimin dhe suksesin ekonomik afatgjatë të Ukrainës. /dw
Top Channel