Ish-kapiteni legjendar i Gjermanisë kapet “mat”, kush është e dashura 38 vite më e re e Lothar Matthaus

02/05/2025 22:50

Ish-kapiteni legjendar i Gjermanisë, Lothar Matthäus, është rikthyer në vëmendjen e publikut, këtë herë jo për arritjet e tij në fushën e blertë, por për jetën private.

64-vjeçari është fotografuar në një vendpushim skijimi në Ischgl të Austrisë, në shoqërinë e Theresa Sommer, një modele dhe skiatore 26-vjeçare, plot 38 vite më e re se ai.

Theresa, e cila ka ndjekur studimet për ekonomi, menaxhim dhe psikologji në universitetet prestigjioze britanike King’s College dhe Durham, është gjithashtu një ish-lojtare e xhudos në moshë të re dhe një sportiste aktive në ski. Ajo është parë shpesh në evente publike, por ky shfaqje e përbashkët me Matthäus ka bërë bujë të madhe në mediat gjermane dhe më gjerë.

Revista Bunte e pyeti Matthäus për natyrën e marrëdhënies së tyre. “Ne jemi këtu për ski – kjo është një çështje private”, u përgjigj ai me një buzëqeshje, duke mos mohuar lidhjen.

Matthäus, fitues i Kupës së Botës 1990, i Topit të Artë dhe rekordmeni me 150 ndeshje me Gjermaninë, është një figurë emblematike në historinë e futbollit. Ai ka fituar gjashtë tituj të Bundesligës me Bayern Munich, si dhe Serie A dhe Kupën UEFA me Interin.

Kjo nuk është hera e parë që Matthäus përflitet për marrëdhënie me partnere më të reja. Ish-mesfushori është martuar pesë herë, ndërsa lidhja e tij e fundit me modelen Anastasia Klimko, përfundoi në vitin 2021 pas shtatë vitesh martesë.

Ndërkohë që disa e shohin marrëdhënien e re si një çështje personale, ajo ka shkaktuar diskutime në rrjetet sociale dhe në media, duke ngritur edhe një herë debatin mbi lidhjet me diferencë të madhe në moshë.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta