“650 euro paga minimale në Shqipërinë 2030”/ Rama prezanton programin ekonomik në Dimal: Pensioni mesatar 400 euro

01/05/2025 11:52

Pasi foli për programin ekonomik të Partisë Socialiste në komunikimin “Sy m’Sy” me ndjekësit këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama e vijoi gjatë takimit me mbështetësit në Dimal.

“Paga minimale ishte 157 euro kur erdhëm në qeveri, sot është 400, në janar 2026 bëhet 500, në 2030 arrin 650 euro. Paga mesatare e përgjithshme ka qenë 322 euro, sot është 848 euro. Paga mesatare në sektorin publik sot është 1000 euro nga 372 që ka qenë, do shkojë 2000 euro në Shqipërinë 2030.

Pensioni mesatar ishte 111 euro, sot është 300 euro, në 2030 do të jetë 400 euro pensioni mesatar dhe 200 euro pensioni minimal”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta