
Vjedhja me dhunë e një të moshuari në fshatin Gajush më datë 28.04.2025 është zbardhur.
Tre autorët e vënë në pranga vodhën 1500 dollarë, 880 euro, 50 000 lekë dhe 1 armë gjahu në banesën e 66-vjeçarit.
Tre autorët e arrestuar janë Keviljano Ndoj, Andi Sanco, Lorenc Lleshi.
Si rezultat i hetimeve të thelluara të kryera menjëherë pas telefonatës për vjedhje me dhunë, në banesën e një 66-vjeçari, në fshatin Gajush, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës, zbardhën dinamikën e rastit dhe arrestuan autorët e dyshuar.
Konkretisht, në kuadër të operacionit “Telefonata”, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit K. N., 22 vjeç, banues në Mirditë (me precedent penal), A. S., 21 vjeç, banues në Korçë dhe L. Ll., 22 vjeç, banues në Tiranë u kap nga shërbimet e PKK Muriqan, në dalje.
Në vijim të operacionit, nisi procedimi në gjendje të lirë, për babanë e shtetasit K. N., shtetasin Gj. N., 50 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Top Channel