Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane PPE miraton rezolutën ku theksohet se zgjedhjet dhe demokracia në Shqipëri janë të kërcënuara nëse nuk ndërhyjnë BE dhe institucionet e tjera.
Rezoluta thekson si shqetësime kryesore: blerje votash përmes parave në dorë dhe të ardhurave nga kanabisi; Keqpërdorim i burimeve publike dhe tenderëve gjatë periudhës parazgjedhore; Punësime elektorale dhe favorizim i mbështetësve të PS; Emërim i paligjshëm i kryetarit të përkohshëm të Bashkisë Tiranë pas arrestimit të Erion Veliajt; Shtypje e opozitës dhe kufizim i medias; Ndjekje penale dhe presion mbi liderët dhe kandidatët e opozitës; Pabarazi në aksesin mediatik dhe përqendrim i pronësisë së mediave në favor të qeverisë;
Ndalesa e TikTok-ut para zgjedhjeve — kërcënim ndaj lirisë së shprehjes dhe të drejtave digjitale; Kapje e drejtësisë dhe pandëshkueshmëri; Institucionet e kapura politikisht dhe nuk garantojnë pavarësi; Krimet zgjedhore mbeten të pandëshkuara, duke krijuar kulturë pandëshkueshmërie; Lidhje të dyshuara midis aktorëve politikë dhe rrjeteve kriminale, veçanërisht në polici dhe drejtësi.
Rezoluta i bën thirrje BE-së, OSBE-së dhe Këshillit të Europës që të kërkojnë ndërprerjen e blerjes së votës dhe abuzimit me fondet publike; Dërgojnë vëzhgues shtesë në bashkitë me risk të lartë; Dokumentojnë publikisht dhe të denoncojnë shkeljet zgjedhore.; Zbatojnë mekanizma kushtëzues në procesin e integrimit në BE në rast se shkeljet vazhdojnë.
Kujtojmë se kryedemokrati Sali Berisha ndodhet që prej ditës së djeshme në Kongresin e PPE në Spanjë.
Top Channel