Bënë për spital të riun në Vlorë, arrestohet 20-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

30/04/2025 11:27

Është vënë një pranga një 20-vjeçar, i cili në bashkëpunim me një person tjetër goditën me grushte një 22-vjeçar në Sarandë.

I lënduari, shtetasi me iniciale O.B., është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë mjekim më të specializuar.

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 18:00.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 18:00, së bashku me një shtetas tjetër, për të cilin vijon puna për identifikimin dhe kapjen, në lagjen nr. 1, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin O. B., 22 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë, i cili është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta