
Autoritetet policore kanë kapur një sasi të madhe droge gjatë një hetimi që kanë zhvilluar ndaj një 34-vjeçari.
Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur kur efektivët e policisë, duke pasur informacione të duhura për veprimet e 34-vjeçarit nga Shqipëria, kanë kryer kontrollin e makinës dhe banesës së tij në Hania.
Në fakt, gjatë kontrollit në makinë, autoritetet gjetën një depo poshtë timonit ku 34-vjeçari kishte një qese me kokainë.
Në total, autoritetet gjetën dhe sekuestruan 2 kilogramë e 465 gramë kokainë, e ndarë në 197 pako të improvizuara, 1 peshore precize, 3.000 euro të ardhura nga trafiku i drogës, 1 celular si mjet për lehtësimin e komunikimit në tregtimin e drogës dhe
3 media dixhitale për ruajtjen e të dhënave (USB sticks). Gjithashtu u sekuestrua një automjet privat. si mjet transporti droge.
Hetimet paraprake po kryhen nga Departamenti i Narkotikëve pranë nëndrejtorisë së Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve Hania.
Top Channel