“Do të marrësh gratë tona për t’u bërë leksion?”, kandidati i PD-Ramës: Nuk t’i japim, burrat shqiptarë…
26/04/2025 16:00
Drejtuesi politik i PD në njësinë nr.4, Besart Xhaferri komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama për gratë gjatë takimit elektoral.
Ai tha se nuk do t’i lejë gratë demokrate t’i marrë Rama.
Xhaferri: Edi Rama do të marrësh gratë tona dhe t’u bësh leksione? Nuk t’i japim më gratë tona t’u bësh leksione, morali i familjes shqiptare e dinë vetë burrat shqiptarë se si e bëjnë dhe gratë shqiptare ndjekin vlerat e familjes. Burrë që nuk njeh gruan, nënën, bijën patjetër që nuk e pranojnë.
Top Channel