Situata në Bosnje Hercegovinë po i afrohet pikës së vlimit: Pas përpjekjes së dështuar për arrestimin e tij, kreu i  Republikës Serbe, Millorad Dodik, hidhet në kundërsulm.

Pas vendimit të Përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt, për të ndërprerë financimin e partisë së udhëhequr prej tij, Dodiku i dënuar nga një gjykatë e shkallës së parë, Dodik e vuri në pikëpyetje legjitimitetin dhe kompetencat e të dërguarit të komunitetit ndërkombëtar, dhe deklaroi se Republika Sërpska nuk do të respektojë asnjë vendim të tij.

Ai e quajti Schmidtin “një guvernator të rremë” dhe “fashist”, ndërsa këmbënguli se ligjet dhe vendimet që ai imponon bien ndesh me Kushtetutën e Bosnje dhe Hercegovinës dhe nuk kanë asnjë bazë juridike.

“Christian Schmidt nuk ka legjitimitet, nuk ka të drejtë dhe as kompetenca. Partnerët tanë boshnjakë i kanë pranuar kompetencat e tij sepse ai është kundër nesh në republikën Serbe, por kjo dëmton më së shumti vetë ekzistencën e Bosnjës dhe Hercegovinës. Asnjë shtet nuk mbijeton me këtë lloj ndërhyrjeje”, tha Dodik.

Ai paralajmëroi rezistencë përmes institucioneve, duke dërguar dhe një mesazh të ashpër se ndjekja penale e lidershipit politik të RS-së nuk do të kalojë pa pasoja.

“Zgjidhja është që të na dorëzojnë Schmidt-in, në mënyrë që të merremi ne me të, ta mbyllim në burgjet tona dhe ta gjykojmë. Nëse vjen këtu, do ta arrestojmë”, tha Dodik, duke shtuar se nuk i interesojnë as deklaratat dhe as vendimet e tij.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta