“S’është hera e parë që gaboj”/ Rama e nis me një ‘mea culpa’ komunikimin online me ndjekësit: Autizmi politik, term në literaturën akademike, por…

24/04/2025 08:46

Komunikimin me ndjekësit në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama e nisi me një ‘mea culpa’, teksa shpjegoi sërish termin e përdorur prej tij në një tubim, ‘autik politik’.

Rama tha se autizmi politik është një term i përdorur në literaturën politike dhe akademike, por i vetëdijshëm se mund të jetë keqkuptuar dhe të ketë lënduar prindër, kërkoi ndjesë.

Nga ana tjetër, Rama u shpreh se ‘nuk njeh asnjë politikan tjetër që të ketë kërkuar ndjesë’.

“Flitet për gjuhën time që paskam thënë dhe paskam bërë gjëra që askush nuk i bën. Por, cilat janë këto. Çfarë kam thënë unë? Unë nuk kam bërë gjë tjetër veçse kam komunikuar hapur me publikun. Ka qenë vetëm një gjë për të cilën kam kërkuar ndjesë. Ishte pa dashje. Fola për autizmin politik, që është një term i përdorur në literaturën politike dhe akademike. Mirëpo, prej disa kohësh, konsiderohet i papërshtatshëm. Nga unë doli pa dashje. I gjendur në kushtet kur ndjeva se mund të kem lënduar prindër të fëmijëve autikë, kërkova ndjesë. Nuk është hera e para që unë gaboj. E kam bërë edhe në rast tjetër atë që duhet të bëj kur dikush gabon, kërkova ndjesë. Dini ju ndonjë politikan tjetër që të ketë kërkuar ndjesë?”

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta